Pas një dite pune, punonjësja grabit exchange-in në Vlorë dhe largohet

Pas një dite pune, punonjësja grabit exchange-in…

Pronari i një pike këmbimi valutor (exchange) në Vlorë ka kallëzuar në polici një punonjëse të sapopunësuar, duke pretenduar se ajo ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh dhe më pas është larguar nga vendi i punës. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur vetëm një ditë pasi punonjësja kishte nisur punën.

Pas kallëzimit, Policia e Vlorës ka nisur verifikimet për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar nëse janë konsumuar elementë të ndonjë vepre penale. Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi hetimet.

Pronari i biznesit i ka bërë thirrje ish-punonjëses që të kthejë shumën e pretenduar, me qëllim zgjidhjen e situatës. Rasti mbetet në fazën e hetimit dhe pretendimet e bëra në kallëzim pritet të verifikohen nga organet kompetente.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1013965218139744%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit